30.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Brexit: Britanikët duhet të paguajnë 7 euro për të udhëtuar në vendet e BE

spot_img

Britanikët do të duhet të paguajnë 7 euro çdo tre vjet për të udhëtuar në vendet e BE-së, si pasojë e Brexit.

Komisioni Europian ka konfirmuar se ndërsa udhëtarët në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të kenë nevojë për vizë, ata do të duhet të aplikojnë dhe të paguajnë për një dokument tjetër.

Ajo quhet ETIAS (Sistemi Informativ dhe Autorizues i Udhëtimit Europian) dhe megjithëse kjo procedurë nuk ka nisur akoma, pritet të hyjë në fuqi në vitin 2021.

Kërkesa për udhëtim nuk është vetëm për Mbretërinë e Bashkuar, por për shumë vende të BE-së.

Qytetarët e shteteve të BE-së, që aktualisht përfshijnë edhe britanikët, janë në gjendje të udhëtojnë kudo në BE.

Por çdokush nga një vend jo anëtar i BE-së duhet të aplikojë për vizë ,përveç nëse ata janë nga një listë e veçantë e 61 vendeve, që përfshin gjithashtu SHBA, Japoninë dhe Australinë.

Shtetasit nga këto 61 vende mund të udhëtojnë brenda zonës Shengen të BE-së, zona ku njerëzit mund të udhëtojnë pa kontrolle kufitare, deri në 90 ditë pa vizë.

Megjithatë, për shkak të krizës së emigrantëve dhe shqetësimeve të sigurisë mbi terrorizmin, BE ka vendosur të sjellë më shumë kontrolle mbi vendet në këtë listë të veçantë.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat