fbpx

Brexit, britanikët në protestë, kërkojnë një tjetër referendum

brexit-march.jpg

Qindra mijëra shtetas britanikë po mblidhen në rrugët e Londrës për të kërkuar një referendum të ri mbi Brexit.

Qytetarët do të marshojnë nga Park Lane te sheshi i Parlamentit, për të protestuar para parlamentit.

Ky marshim vjen pasi Bashkimi Evropian ra dakord të shtyjë afatin e daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE.

Kryebashkiaku i Londrës, Sadik Khan, nga Partia Laburiste e opozitës dhe kreu i Partisë Kombëtare Skoceze, Nicola Sturgeon, i prijnë turmës në kërkesën e tyre për një referendum të dytë.

“Unë do të punoj me njerëz nga të gjitha anët e vendit tonë për të shprehur kërkesën që populli britanik të vendosë mbi Brexit”, tha Khan një ditë më parë, duke qenë një ndër mbështetësit e anulimit të Brexit.

Ndërsa Sturgeon, kryeministri skocez, tha se ishte krenar që udhëhiqte procesionin e njerëzve.

Udhëheqësit e BE këtë javë ranë dakord mbi shtyrjen e Brexit dhe hoqën mundësinë që Britania të largohet nga blloku më 29 mars.

Të shtunën në mëngjes numri i nënshkrimeve të një peticioni që i kërkon qeverisë britanike tërheqjen e nenit 50 për largimin nga Bashkimi Evropian, është rritur në më shumë se katër milionë./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303