fbpx

Brexit/ Deputetët britanikë refuzojnë propozimin e kryeministrit Johnson

brexit1_20190810013613_reuters-1.jpg

Deputetët britanikë kanë refuzuar një propozim për të shqyrtuar projekt-ligjin e Brexit të Boris Johnson në parlament për tre ditë.

Parlamenti mbështeti Projektligjin e Marrëveshjes së Tërheqjes më parë, por tani deputetët kanë votuar kundër shqyrtimit në një afat të shkurtër.

Më herët, Kryeministri paralajmëroi se do të kërkojë zgjedhje nëse deputetët do ta hedhin poshtë planin.

Pas votimit, ai i tha parlamentit se do të “ndalojë” legjislacionin derisa BE “të thotë qëllimet e saj”.

Johnson u tha deputetëve se ai ishte “i zhgënjyer” se ata kishin “votuar për shtyrje të afatit” dhe tha se Mbretëria e Bashkuar “tani përballet me pasiguri të mëtejshme”.

Por ai tha që politika e tij mbetej që Brexit të realizohet në fund të muajit, duke shtuar: “Në një mënyrë ose tjetër, ne do të largohemi nga BE”./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303