29.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Brexit diskutohet në parlamentin britanik, May pa përkrahje

spot_img

Parlamenti britanik po diskuton për marrëveshjen e tërheqjes nga Bashkimi Evropian para se ta votojnë atë.

Pesë orë para votimit, situata nuk duket pozitive në parlamentin britanik.

Pasi deklaroi se kishte siguruar ‘ndryshime ligjërisht të detyrueshme’, kryeministrja May po haset me kundërshti edhe nga vetë  pjesëtarët e partisë së saj.

Prokurori  i Përgjithshëm u  tha ligjvënësve britanik se ndryshimet e bëra në marrëveshje nuk  e zgjidhin çështjen e kufirit irlandez dhe se e lënë Mbretërinë e Bashkuar nën kontrollin e BE-së edhe pas daljes nga blloku.

Në përgjigje, May tha se kishte negociuar  me Brukselin për një politikë të pavarur tregtare.

Udhëheqësi i Partisë Laburiste të opozitës, Jeremy Corbyn, u ka thënë ligjvënësve se marrëveshja e Theresa May nuk arrin qëllimet e saj për krijimin e një “kufiri kohor ligjor të detyrueshëm” dhe nuk ka një “klauzolë të njëanshme të daljes” në marrëveshjen për kufirin irlandez.

Corbyn e dënoi marrëveshjen e tërheqjes duke shtuar se “nuk ka një fjalë të vetme” që është ndryshuar që nga marrëveshja e fundit e cila pësoi një humbje të thellë në parlament dy muaj më parë./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat