Brexit do të dëmtojë ekonominë e Britanisë

brexit-economy.jpg

Një analizë e qeverisë britanike ka treguar se Britania e Madhe do të jetë më e dobët ekonomikisht nën çdo formë të Brexit, krahasuar me qëndrimin në BE.

Shifrat zyrtare thonë se ekonomia e Britanisë së Madhe mund të jetë deri në 3.9% më e vogël pas 15 vjetësh sipas planit Brexit të Theresa May, krahasuar me qëndrimin në BE.

Por vlerësimet e reja të qeverisë thonë se një Brexit pa marrëveshje mund të japë një goditje prej 9.3% në ekonominë angleze.

Kancelari Philip Hammond tha se marrëveshja nuk është vetëm për ekonominë, por do të japë edhe “përfitime politike”.

Marrëveshja e Brexit e qeverisë përballet me një votim potencialisht të vështirë në Parlament më 11 dhjetor.

Para votimit, kryeministrja ka nisur një tur nëpër qytete për të promovuar marrëveshjen, me ndalesën e saj të ardhshme në Skoci.

Vlerësimet e Thesarit nuk vënë një shifër të parasë mbi ndikimin e mundshëm në ekonomi, por ekspertët e pavarur kanë thënë se 3.9% e PBB-së do të barazohet me rreth 100 miliardë pound në vit nga 2030.

Dokumenti prej 83 faqesh nuk parashikon saktësisht ndikimin e marrëveshjes së kryeministres May.

Megjithatë, analiza gjen se PBB-ja do të jetë më e ulët në 15 vjet në të gjitha skenarët e Brexit sesa do të ishte me anëtarësimin në BE. Dhe në të gjitha rastet, të ardhurat kombëtare do të reduktohen nëseemigrimi nga Europa zvogëlohet, krahasuar me nivelet aktuale.

scroll to top