Brexit, do të rinisin bisedimet mes palëve në Britani

Brexit-EU-flags-Houses-of-Parliament-1.jpg-1.jpg_26240036_ver1.0_1280_720-1.jpg

Bisedimet për Brexit rikthehet sot në agjendën e britanikëve pas pushimeve të Pashkëve, me rinisjen e diskutimeve të kryeministres, Theresa May me opozitën laburiste në përpjekje për të zhbllokuar situatën.

Nuk i mbetet më shumë se një muaj kohë qeverisë britanike, e cila do të mblidhet në mesditë për një mbledhje të kabinetit të ministrave, për të miratuar marrëveshjen e divorcit të arritur me Bashkimin Evropian nëse dëshiron të shmangë pjesëmarrjen në zgjedhjet evropiane, të planifikuara më 23 maj në Britaninë e Madhe.

May synon që  Britania të mos marrë pjesë në këto zgjedhje, të cilat vijnë tre vite pas votimit për Brexit, nëse ajo arrin të miratojë deri më 22 maj marrëveshjen e tërheqjes nga BE-ja nga ana e deputetëve britanikë, e cila rikthehet si çështje për diskutim sot pasdite në Parlament./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303