Brexit ende në udhëkryq/ Ish-ministri akuzon kryeministrin: Kërkesat e tij shkatërrojnë…

Ish-ministri i Financave i Britanisë së Madhe, Philip Hammond, ka akuzuar kryeministrin, Boris Johnson, se po përpiqet të shkatërrojë mundësinë e një marrëveshje të re të Brexit-it, duke bërë kërkesa që BE-ja kurrë nuk mund t’i pranonte.

Në një artikull të Times, Hammond tha se një dalje e Britanisë nga BE-ja pa marrëveshje, do të ishte “një tradhti” ndaj rezultatit të referendumit 2016.

Ai shtoi se Parlamenti duhet të ngrejë zërin dhe se Brexit pa marrëveshje nuk duhet të ndodhë.

Një burim nga qeveria tha se Britania e Madhe do të largohet nga BE më 31 tetor pavarësisht  “përpjekjeve më të mira të ish-ministrit Hammond për të kundërtën”.

Burimi shtoi se ish-ministri “bëri gjithçka që mundi” për të bllokuar përgatitjet për largim dhe se ai kishte “minuar negociatat”.

Por, Hammond i hodhi poshtë këto pretendime duke thënë se ai donte të realizonte Brexit dhe se votoi për të tre herë në parlamentin britanik.

Marrëveshja e negociuar me BE-në nga ana e ish-kryeministres, Theresa May, u rrëzua tre herë nga parlamenti britanik.

May më pas dha dorëheqje dhe u pasua nga Boris Johnson.

Ai ka thënë se do të largojë Britaninë e Madhe edhe nëse nuk arrin një marrëveshje të re me BE-në.

Johnson i ka bërë thirrje BE-së të heqë planin doganor për kufirin irlandez para afatit 31 tetor që është dhënë për Brexit,

Nga ana tjetër, zyrtarët e Bashkimit Evropianë kanë kundërshtuar të rinegociojnë marrëveshjen.