Brexit/ Irlanda e pakënaqur me propozimin e Johnson për kufirin irlandez

irish-fm.jpg

Nëse propozimet e fundit të Britanisë për një marrëveshje për të lënë Bashkimin Evropian janë oferta e saj e fundit, atëherë do të ketë një Brexit pa marrëveshje, tha Ministri i Jashtëm irlandez Simon Coveney.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, të mërkurën njoftoi propozime të cilat përqendrohen në mënyrën se si të shmanget një kufi i vështirë në ishullin e Irlandës. Një numër i zyrtarëve të Bashkimit Evropian kanë shprehur dyshimet e tyre nëse plani mund të prodhojë një marrëveshje përpara një afati të 31 tetorit.

“Gjykimi im është që Boris Johnson dëshiron një marrëveshje dhe se propozimi që u bë publik dje ishte një përpjekje për të na çuar në drejtim të një marrëveshje. Por nëse ky është propozimi përfundimtar, nuk do të ketë asnjë marrëveshje, “i tha Coveney parlamentit.

“Ekzistojnë një numër problemesh themelore me atë propozim”-shtoi ai.

Coveney tha që BE konsideroi dokumentet britanike një “propozim serioz” me disa gjëra pozitive, por edhe dy probleme domethënëse.

E para është se nuk ka asnjë tregues sesi mund të shmanget infrastruktura kufitare për t’u marrë me çështjet doganore.

Së dyti, nuk është e qartë nëse propozimet do t’i jepnin Partisë së Unionit Demokratike të Irlandës Veriore një veto efektive.

“Ne nuk mund të mbështesim asnjë propozim që sugjeron që një palë ose në të vërtetë një pakicë në Irlandën Veriore mund të marrë vendime për shumicën,” tha ai./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303