fbpx

Brexit/ Johnson: Mbretëria e Bashkuar po i paraqet BE-së propozime konstruktive

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka deklaruar se qeveria po i ofron BE “propozime shumë konstruktive ” për të zhbllokuar situatën e Brexit.

Gjatë një interviste për BBC, ai konfirmoi se plani i Mbretërisë së Bashkuar do të përfshijë disa kontrolle doganore në ishullin e Irlandës pas Brexit.

Por ato do të ishin “absolutisht minimale” dhe “nuk do të përfshijnë infrastrukturë të re”.

BE thotë se ende nuk ka marrë asnjë propozim nga Mbretëria e Bashkuar për çështjen e kufirit irlandez.

Mbretëria e Bashkuar është e vendosur të largohet nga BE në 31 tetor.

Johnson ka thënë që Brexit  do të realizohet me patjetër me ose pa një marrëveshje, edhe pse deputetët kanë miratuar një ligj muajin e kaluar që e detyron atë të kërkojë nga BE një zgjatje të afatit të Brexit nëse Parlamenti nuk ka votuar në favor të një marrëveshje specifike./real-news.tv/