Brexit, kabineti i qeverisë mbështet marrëveshjen e May

Kabineti i qeverisë britanike ka rënë dakord për planin e Theresa May për daljen e Britanisë nga BE, duke përfshirë kompromiset që synojnë të tërheqin mbështetjen e deputetëve të opozitës.

Marrëveshja e tërheqjes përfshin idenë e një marrëdhënieje të përkohshme doganore deri në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, si dhe masat për mjedisin dhe të drejtat e punëtorëve.

Plani do të votohet në fillim të qershorit dhe nëse parlamenti sërish nuk e aprovon, kryeministrja ka gjasë të jetë nën presion të fortë për t’u larguar.

Deputetët e kanë hedhur poshtë tre herë marrëveshjen e tërheqjes dhe bisedimet me përfaqësues të partisë Laburiste për gjetjen e një marrëveshje kompromisi të pranueshme u ndërprenë javën e kaluar./real-news.tv/