fbpx

Brexit, kryeministrja May nën presion për votimin e marrëveshjes

theresamay-1.jpg

Theresa May pritet të bëjë një deklaratë për Brexit përpara deputetëve, e cila do të pasohet nga një debat për hapat e ardhshëm.

Më pas, deputetët pritet të votojnë për një varg alternativash për marrëveshjen e Brexit.

Sipas BBC, shumica e deputetëve ishin”pozitiv” përsa i përket një votimi të tretë për marrëveshjen e kryeministres këtë javë.

Por partia e Irlandës së Veriut ka thënë se pozicioni i saj nuk ka ndryshuar dhe se nuk do të mbështesë marrëveshjen.

Udhëheqësi i saj, Arlene Foster, i tha kryeministres lajmin në një telefonatë pas takimit të sotëm të qeverisë.

Marrëveshja e tërheqjes është rrëzuar dy herë në parlamentin britanik.

Megjithatë, kryeministrja May ka thënë se ajo do ta sjellë atë përsëri në parlament për një votim të tretë nëse do të kishte “mbështetje të mjaftueshme”. May e kaloi fundjavën duke u përpjekur të bindë deputetët që janë kundra marrëveshjes./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303