Brexit, marrëveshja do të votohet në qershor

Kryeministrja Theresa May u ka dhënë deputetëve anglezë mundësinë që për herë të katërt të votojnë në fillim të qershorit marrëveshjen e Brexit, raporton BBC.

Qeveria britanike pritet në javën e parë të qershorit që të hedhë për votim marrëveshjen e kundërshtuar të Brexit.

Vendimi u konfirmua të martën nga zëdhënësi i kryeministres Theresa May pas takimit me shefin e opozitës, Jeremy Corbyn.

Nga zyra e May u tha  se bisedimet me opozitën në muajin e fundit kanë qenë të dobishme dhe konstruktive, ndërsa kryediplomati i vendit Jeremy Hunt tha se negociatat nuk mund të zgjatin pafundësisht.

Zëdhënësi i kryeministres May refuzoi të komentonte nëse May do të japë dorëheqjen nëse marrëveshja e saj refuzohet për herë të katërt nga parlamenti britanik.

I pyetur nëse May do të japë dorëheqjen nëse nuk arrin të bindë ligjvënësit  të kalojnë marrëveshjen e Brexit, zëdhënësi tha se May është e përqendruar në marrjen e marrëveshjes përmes parlamentit./real-news.tv/