29.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Brexit, May sërish në Bruksel

spot_img

Kryeministrja Theresa May do të udhëtojë të enjten në Bruksel për t’u thënë udhëheqësve të Bashkimit Evropian se duhet të pranojnë ndryshime të detyrueshme ligjërisht në marrëveshjet kufitare të Irlandës, për një pakt të daljes së Britanisë, ose do të përballen me perspektivën e një daljeje të çrregullt nga unioni.

Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE në 29 mars por Londra dhe Brukseli po debatojnë nëse marrëveshja e arritur në nëntor mund të ndryshohet, duke ngritur mundësinë e një vonese për Brexit, një marrëveshje të minutës së fundit ose një dalje pa marrëveshje.

Që kur ligjvënësit britanikë kanë hedhur poshtë marrëveshjen e tërheqjes muajin e kaluar, parlamenti ka udhëzuar May për të zëvendësuar elementin e saj më kontestues, një politikë sigurimi që mbulon rregullimet e mundshme të ardhshme për kufirin mes Irlandës pjesë të BE-së dhe krahinës britanike të Irlandës së Veriut.

May do të takohet me Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker dhe më pas me Presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk në Bruksel, të enjten./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat