Brexit në “fund të lojës”, debati më i madh

1050905811.jpg

Largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian shumë shpejt do të jetë një fakt i kryer. Negociatat janë tani në përfundim.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministrja britanike, Theresa May, e cila u shpreh se tashmë jemi në “fund të lojës”, duke i cilësuar bisedimet si “jashtëzakonisht të vështira”.

Pika më e vështirë e negociatave midis Britanisë dhe BE-së thuhet të jetë kufiri irlandez.

Të dyja palët po bëjnë përpjekje të arrijnë një marrëveshje për të shmangur kufirin e rreptë – do të thotë, çdo infrastrukturë fizike si kamera apo roje – midis Irlandës Veriore, e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, dhe Republikës Irlandeze, anëtare të BE-së, por ato nuk mund të pajtohen për mënyrën.

scroll to top