Brexit, një referendum i dytë?

Lideri britanik i laburistëve, Jeremy Corbyn u takua në Bruksel me kryenegociatorin e BE, Michel Barnier për të diskutuar rreth Brexit.

‘Në Komisionin e BE-së kemi pasur një sërë diskutimesh të sinqerta dhe informuese, pasi rreziku i një Brexit-i pa marrëveshje është shumë serioz’- tha Corbyn pas takimit.

”Për mundësinë e një referendumi të dytë ne do të bëjmë një mocion në parlament, siç e kemi bërë tashmë, dhe që është refuzuar, por është pjesë e agjendës së Partisë Laburiste”, shtoi Corbyn, i cili tha se është në favor të një bashkimit doganor me BE.

“Ne besojmë fuqishëm se ky propozim është i besueshëm dhe takimet tona sot kanë konfirmuar se mund të negociohet. Problemi është se kryeministrja May nuk dëshiron një marrëveshje në tavolinë’’, shtoi Corbyn./real-news.tv/