Brexit/ Opozita britanike kundër marrëveshjes së arritur me BE

Lideri i laburistëve, Jeremy Corbyn, komentoi hapat e ardhshme politike të Britanisë së Madhe pas marrëveshjes së arritur me Brukselin.

“Nëse Johnson do të ketë shumicën prej nesh do ta shohim të shtunën në votimin në parlament, por në këtë moment duket se ai nuk gëzon mbështetjen e aleatëve të tij, midis të cilëve DUP dhe as ne nuk e mbështesim këtë për marrëveshjen me BE për Brexit”- deklaroi Corbyn.

“Të shohim se çfarë do të ndodhë të shtunën dhe nëse kalon apo jo marrëveshja. Johnson do të duhet të kërkojë shtyrjen e afatit”, shtoi Corbyn.

Partia e Irlandës së Veriut, DUP, aleate e konservatorëve të Boris Johnson në Parlament, ritheksoi sot kundërshtimin e saj ndaj marrëveshjes së negociuar mes Londrës dhe Bashkimit Evropian, duke rritur kështu pasigurinë e miratimit të saj nga ana e deputetëve

Kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi sot se kishte arritur një marrëveshje të shkëlqyer për Brexit me Bashkimin Europian, vetëm disa orë nga takimi i BE-së për të vulosur fatin e largimit të Britanisë së Madhe nga BE pas dy javësh.