Brexit pa merrëveshje kërcënon sigurinë ushqimore

Dalja pa marrëveshje e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian kërcënon sigurinë e ushqimeve në këtë vend dhe çon në çmime më të larta dhe rafte të zbrazëta, paralajmëroi Konsorciumi Britanik i Shitësve me Pakicë.

Në letrën që nënshkruan disa kompani thuhet se, në rast të Brexit-it pa marrëveshje, magazinimi i ushqimeve të freskëta është i pamundur dhe se Britania e Madhe është shumë e varur nga BE-ja për prodhim.

Më 15 janar, Parlamenti britanik ka refuzuar të miratojë marrëveshjen që ka arritur kryeministrja britanike, Theresa May, me BE-në rreth kushteve të divorcit.

Publikimi i letrës paralajmëruese nga shitësit britanikë vjen një ditë para se në parlament të votohet Plani B i kryeministres May.

Letra që ka parë BBC, thirret në shifrat e qeverisë, e cila, në rast të Brexit-it pa marrëveshje, ka paralajmëruar rënie mbi 80% të hyrjes së mallrave, që do të kërcënojnë disponueshmërinë e disa prodhimeve.

Siç raporton BBC, shitësit me pakicë kanë hezituar deri më tash të ndërhyjnë në debatin e Brexit-it, por po e bëjnë këtë pasi po afrohet data e largimit të Britanisë nga BE-ja, që është 29 marsi i këtij viti./real-news.tv/