fbpx

Brexit, parlamenti britanik rrëzon sërish marrëveshjen e May

41392.jpg

Parlamenti britanik ka rrëzuar për herë të dytë marrëveshjen e tërheqjes së Brexit të Kryeministres Theresa May.

Ditët e ardhshme do të jenë të paparashikueshme, pasi ligjvënësit britanikë do të votojnë nëse do të largohen nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje, ose do të votojnë për një shtyrje të datës së daljes nga BE.

Kryeministrja kishte shpresuar se ndryshimet në marrëveshjen e saj të dakorduar minutën e fundit mbrëmjen e kaluar me BE do të bindnin ligjvënësit për të aprovuar marrëveshjen e tërheqjes.

Vetëm 17 ditë para datës për daljen nga BE, 391 deputetë votuan kundër marrëveshjes dhe 242 pro./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303