Brexit, rinisin sot bisedimet mes qeverisë dhe opozitës

Brexit-talks.jpg

Bisedimet mes qeverisë britanike dhe partisë së opozitës, Partia Laburiste,do të rinisin ditën e hënë, ka njoftuar zëdhënësi i kryeministres Theresa May.

Bisedimet mes qeverisë dhe opozitës po mbahen me qëllimin për të arritur një marrëveshje mes palëve për të miratuar sa më shpejt në parlament marrëveshjen e tërheqjes së Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Marrëveshja e tërheqjes, e arritur mes May dhe BE, është rrëzuar tre herë në parlamentin britanik.

Ndërkohë, kryeministrja May është shprehur së fundmi se Britania duhet t’i japë fund sa më shpejt pasigurisë aktuale në lidhje me Brexit dhe të dalë nga BE sa më shpejt të jetë e mundur./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303