Brexit/ Tusk: Londra të qartësohet se çfarë dëshiron në të vërtetë

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, i bën thirrje Britanisë së Madhe të thotë se çfarë dëshiron nga Brexit, pasi kryeministri britanik, Boris Johnson ndau perspektivën e Londrës në një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

“Në diskutim është e ardhmja e Europës dhe Britanisë së Madhe si dhe siguria dhe interesat e popujve tanë. Nuk doni marrëveshje, nuk doni shtyrje afati, nuk doni revokim, ku po shkoni? ”, shkruan Tusk në një postim në Twitter.