Britani: 1 në 10 të burgosur janë shqiptarë

Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë në Mbretërinë e Bashkuar, shqiptarët përbëjnë 1 në 10 të burgosur me kombësi të huaj në institucionet penale.

Shqiptarët janë kontingjenti më i madh i të dënuarve në burgjet angleze, pas vetë britanikëve.

10 për qind e të burgosurve të huaj në Britaninë e Madhe janë shqiptarë. Numri i tyre në 10 vitet e fundit është rritur pesëfish, duke lënë pas të burgosurit e tjerë me kombësi polake apo rumune. FBI-ja angleze thotë se bandat shqiptare janë të famshme në Britani, dhe veprojnë kryesisht në trafikimin e drogave, si kokaina.

Numri i tyre në muajin qershor arriti në 876, duke përbërë 10 për qind të totalit të të huajve.

Ky numër është rritur me gati dyfishin në vetëm katër vite dhe pesëfish gjatë dhjetë viteve të fundit.

Krimi kryesor për të cilin ata dënohen mbetet trafikimi i drogave, ku ushtrojnë kontroll të konsiderueshëm.

Vetëm në dy muajt e fundit autoritetet kanë arrestuar disa grupe të organizuara shqiptarësh që shpërndanin kokainë me vlerë miliona paund përmes shërbimeve “call center”, dhe më pas lavdëroheshin në rrjetet sociale me të ardhurat e buruara nga krimi.

Agjencia Kombëtare e Krimeve, që ka të njëjtin rol si FBI-në amerikane, thotë se bandat shqiptare janë të famshme në skenën e krimit të organizuar në vend.