Britani/ Mund të jenë të prekur 55 mijë, parashikohen 20 mijë vdekje

Screenshot_2-3.jpg

Në Britaninë e Madhe qeveria e pranon se për shkak të koronavirusit mund të vd.esin 20 mijë persona. Ndërkohë që numri i viktimave ka shkuar nga 16 në 71. Ditën e sotme ndërroi jetë edhe një 45 vjeçar, i cili është viktima më e re nga koronavirusi.

Numri i të infektuarve ka shkuar nga 407 në 1950. Sipas kryekëshilltarit shkencor të qeverisë, Sir Patrick Vallance, numri i të infektuare në vend mund të ketë shkuar në 55 mijë.

Në Angli sot u regjistruan 14 vdekje, ndërsa në Skoci e Uells nga 1. Javën e kaluar qeveria besonte se numri i të prekurve varionte nga 5 mijë në 10 mijë, por tashmë është rritur.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303