Britani/ Princi Charles rezulton pozitiv me koronavirus

Princi i Uellsit ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Princi Charles 71 vjeç ka rezultuar sot pozitiv ndërkohë që gruaja e tij Camilla ka rezultuar negative.

Charles ndodhet në izolim sëbashku me dukeshën në Skoci në kështjellën e tyre Balmoral.

Charles mendohet se është infektuar vetëm dy javë pasi takoi Princin Albert të Monakos i cili edhe ai rezultoi pozitiv.

Një zëdhënës i mbretërisë tha se Princi ka shfaqur simpotoma të buta dhe se gjendja e tij shëndetësore mbetet e qëndrueshme.

Burimi:Dailymail