28.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Britania dhe Franca marrin masa kundër trafikimit të emigrantëve

spot_img

Britania e Madhe dhe Franca do të forcojnë bashkëpunimin në luftën kundër trafikimit të emigrantëve përmes kanalit të La Manshit. Autoritetet e të dyja vendeve kanë vërejtur një rritje të numrit të kalimeve të paligjshme përmes kufirit të tyre detar.

Kalimet janë shtuar veçanërisht në dy muajt e fundit, kur raportohet se mbi 200 emigrantë kanë provuar të lundrojnë me anije të vogla për në brigjet britanike. Mbi 40 persona, shumica prej tyre iranianë ose sirianë, u kapën nga autoritetet angleze vetëm gjatë periudhës së Krishtlindjeve, ndërsa gjashtë të tjerë u shoqëruan këtë të diel nga plazhi i Kingsdaunit.

Megjithatë, numri i atyre që tentojnë të hyjnë ilegalisht në Britaninë e Madhe mbetet mjaft i ulët krahasuar me numrin e emigrantëve që aplikojnë për azil, të cilët në vitin 2017 raportohet se arritën në mbi 26 mijë persona.

Pas një telefonate me homologun e tij francez, ministri i Brëndshëm britanik informoi se palët janë zotuar që në javët e ardhshme të rritin vigjilencën dhe të forcojnë mbrojtjen e kufijve.

Plani i veprimit parashikon goditjen e bandave të organizuara që merren me trafikimin e qenieve njerëzore por edhe ndërgjegjësimin e emigrantëve rreth rreziqeve të kalimit nëpërmjet kanalit të La Manshit./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat