Britania dhe Irlanda thonë se ka rrugëdalje për marrëveshjen e Brexit

Kryeministri britanik, Boris Johnson, dhe homologu i tij irlandez, Leo Varadkar, thanë se ka një rrugëdalje për një marrëveshje të mundshme të Brexit, pas një takimi që synonte t’i hapte një rrugë Mbretërisë së Bashkuar për të lënë Bashkimin Evropian në një mënyrë të rregullt.

Me vetëm tre javë përpara se Mbretëria e Bashkuar të largohet nga blloku më i madh tregtar në botë, është akoma e paqartë se me cilat terma do të lërë apo nëse me të vërtetë do të largohet nga BE.

Irlanda mban çelësin për çdo marrëveshje.

“Ata ranë dakord që të mund të shohin një rrugëdalje për një marrëveshje të mundshme,” thanë Johnson dhe Varadkar në një deklaratë të përbashkët. “Të dy vazhdojnë të besojnë se një marrëveshje është në interes të secilit vend.

“Ata ranë dakord të reflektojnë më tej në diskutimet e tyre dhe që zyrtarët do të vazhdojnë të angazhohen intensivisht mbi to,” thanë ata./real-news.tv/