Britania do ndryshojë imazhin e kartëmonedhës 50-paundëshe

Banka e Anglisë njoftoi se kartmonedha e re 50-paundëshe do të shfaqë një shkencëtar të shquar britanik, dhe opinioni i publikut është kërkuar për të vendosur se cili do të jetë shkencëtari ose shkencëtarja që do të vendoset në kartmonedhë.

Përveç Mbretëreshës, kartmonedha do të ketë portretin e një shkencëtari të shquar nga fusha të tilla si biologjia, astronomia dhe kërkimet mjekësore.

Publiku mund të ofrojë sugjerime në faqen e internetit të Bankës gjatë gjashtë javëve të ardhshme.

Guvernatori i Bankës, Mark Carney, bëri njoftimin në Muzeun e Shkencës në Londër.

“Ka një numër të madh të individëve, puna e të cilëve ka formuar mënyrën se si ne mendojmë për botën dhe që vazhdojnë të frymëzojnë njerëzit sot.

Kartëmonedhat tona janë një mundësi për të festuar diversitetin e shoqërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe për të nxjerrë në pah kontributet e qytetarëve të saj më të mëdhenj”- tha guvernatori i bankës.

Këta kandidatë janë ndër më të votuarit deri tani:

Profesori Stephen Hawking i cili vdiq në shkurt të vitit 2018, pasi kaloi jetën e tij për të na ndihmuar  të kuptojmë misteret e hapësirës dhe të kohës.

Ada Lovelace, një matematikane e shquar që shihet si një frymëzim i madh nga shumë shkencëtarë

Alan Turin,  një pionier kompjuteri, puna e të cilit në thyerjen e kodeve kompjuterike ndihmoi aleatët të mundnin Gjermaninë naziste.

Rosalind Franklin, ndihmoi në zbulimin e strukturës së ADN-së, por për vite, puna e saj e vështirë nuk u përfol

Lër një koment