24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Britania e Madhe akuzon Facebook për shkelje të privatësisë

spot_img

Deputetët britanikë lëshuan një raport të ashpër sot, duke denoncuar Facebook për shkelje të qëllimshme të ligjeve të privatësisë dhe mbrojtjen e konkurrencës në Britaninë e Madhe, duke kërkuar më shumë kontroll mbi kompanitë e rrjeteve sociale.

Raporti mbi lajmet e rreme dhe dezinformimet në rrjetet sociale vjen pas një hetimi 18-mujor.

Komiteti parlamentar që përgatiti raportin thekson se faqet e rrjeteve sociale duhet të zbatojnë kodin e etikës të detyrueshme të mbikëqyrur nga një rregullator i pavarur për të kontrolluar më mirë përmbajtjen e dëmshme ose të paligjshme.

Në raport i bëhet thirrje Facebook, për të cilin thuhet se struktura e faqes së tij është projektuar për të “fshehur vetëdijen dhe përgjegjësinë për vendime të caktuara”.

Reuters raporton se me rastin e raportit britanik, Facebook njoftoi sot se është “i hapur për të gjitha rregulloret që kanë kuptim”.

“Jemi të hapur për rregullime domethënëse dhe mbështesim rekomandimin e komisionit për reformën e ligjit zgjedhor”, tha Karim Palant, menaxher i politikës publike të Facebook.

Ai shtoi se Facebook nuk është “e njëjta kompani” siç ishte një vit më parë dhe se tashmë ka bërë ndryshime të rëndësishme në procedurat e saj.

Facebook u përball me një skandal të madh në lidhje me sjelljen jo korrekte të privatësisë vitin e kaluar, kur lejoi Cambridge Analytics, kompaninë tashmë të shuar britanike që merrej me grumbullimin e të dhënave, për të hyrë në informacionin privat të 87 milionë shfrytëzuesve të atij rrjeti./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat