fbpx

Britania e Madhe do të nisë vaksinimin për 40-vjeçarët kundër COVID-19

vaskina.jpg

Britania e Madhe pritet të nisë vaksinimin kundër Covid-19 për 40-vjeçarët brenda pak javësh shkruajnë mediat londineze.Këshilltarët e qeverisë pritet të rekomandojnë fazën e re të vaksinimit që do të përfshijë 40-vjecarët dhe që pritet të nisë në fund të marsit. Kjo do të jetë një nxitje e madhe për programin e vaksinave të Britanisë dhe mund të shtojë presionin ndaj ministrave për të lehtësuar masat e izolimit sa më shpejt.

Ajo vjen ndërsa kreu i Komitetit të Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin tha se mosha duhet të jetë faktori dominues në vendosjen e fazës tjetër të përhapjes së vaksinave. Ndërkohë kryeministri britanik Boris Johnson u zotua se do të dhurojë vaksina për vendet më të varfra gjatë një takimi të G7-ës që do të mbahet më vonë.

Britania e Madhe ka porositur më shumë se 400 milionë doza të vaksinave të ndryshme, kështu që shumë vaksina do nuk do të mund të përdoren për popullsinë vendase. Që prej nisjes së procesit të vaksinimit, mbi 16 milionë britanike e kanë marrë dozën e parë, por vendi sërish përballet me shumë sfida për shkak të varianteve të reja që kanë zbuluar muajt e fundit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303