fbpx

Britania e Madhe merr masa, ushtarë dhe anije në Gjirin Persik

anije-cisterne-2.jpg

Mediat britanike kanë raportuar se Britania e Madhe do të dërgojë ushtarë dhe anije në Gjirin Persik për të mbrojtur anijet e saj tregtare në atë zonë.

Britania e Madhe do të dërgojë ushtarët dhe anijet në Bahrein. Ushtarët do të sistemohen pas ardhjes në anijen e dytë më të madhe  ushtarake britanike në rajon.

Ende nuk dihet numri i saktë i ushtarëve, por sipas medieve britanike, këtë javë Britania e Madhe do të dërgojë një numër të vogël të ushtarëve në Bahrein për ta rritur sigurinë e anijeve në rajon.

Veprimet e Londrës  janë përgjigje e vendimit të Iranit ta mbajë tankerin për naftë në pronësi të Britanisë së Madhe./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303