Britania e Madhe vendos të mbyllë ambasadën në Korenë e Veriut

download-31.jpg

Britania e Madhe ka mbyllur ambasadën e saj në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Pyongyang, dhe ka urdhëruar stafin të largohet nga vendi.

Sipas mediave të huaja, mbyllja e papritur është e lidhur me kufizimet e koronavirusit në vend, për të cilën Zyra e Jashtme tha se stafi i ambasadës e kishte të pamundur funksionimin e saj atje.

Një numër diplomatësh dhe banorë të huaj u evakuuan nga kryeqyteti i Koresë së Veriut që nga muaji mars.

Burime për  NK News thanë të mërkurën se diplomatët britanikë u larguan nga Koreja e Veriut, përmes kufirit me Kinën.

Qindra banorë të huaj kanë mbetur në Pyongyang, përfshirë diplomatë nga ambasada suedeze dhe ruse, dhe një numër i vogël i punëtorëve të përfaqësuar nga Gjermania, Zvicra, Franca dhe Italia.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303