Britania pritet të largohet nga Lojërat Olimpike

Kryetari i Asociacionit Olimpik të Britanisë, Hugh Robertson ka thënë se nuk do të dërgojë ekipin e Britanisë në Lojërat Olimpike në Tokio këtë vit, nëse vazhdon të përhapet me këtë ritëm koronavirusi i ri.

“Ne nuk shohim ndonjë mënyrë si mund të zhvillohet kjo gjë pasi gjërat janë të lidhura”, ka thënë ai.

Kanadaja tashmë është larguar nga Lojërat Olimpike, teksa kryeministri i këtij shteti, Justin Trudeau ka thënë se kombet tjera duhet të “ndjekin këtë ritëm”.