fbpx

Britanikët do të fusin në “Vetting” PD-në

Partia-demokratike-640x360.jpg

Edhe pse ka deklaron se nuk do të futet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Partia Demokratike ka nisur nga puna për të vënë në zbatim modelin për përzgjedhjen e kandidatëve të saj nga anëtarësia sipas modelit konservator britanik.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat PD njofton se dy ekspertë britanikë do të vijnë në Tiranë, për të ndihmuar PD-në në përzgjedhjen e kandidatëve, sipas modelit konservator britanik.

Seleksionimi i kandidatëve do të bëhet në tre faza: Ngritjen e komisionit të seleksionimit të kandidatëve;  Përcaktimin e kritereve dhe standardeve për aplikantët që duan të kandidojnë; Procesin e seleksionimit të kandidatëve përpara votimit nga anëtarësia. Modeli britanik që do të zbatohet në Partinë Demokratike, i shërben Partisë Demokratike edhe si një Vetting brenda partisë, i cili jep mundësinë e zgjedhjes së kandidatëve më të përshtatshëm që do të përfaqësojnë PD në parlament dhe në pushtetin lokal”, njofton PD. /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303