Britanikët marrin masa, blejnë pako ushqimore në rast se dalin nga BE pa marrëveshje

brexit-box.jpg

Kanë mbetur vetëm 9 javë derisa Britania të largohet nga Bashkimi Evropian,  por britanikët po marrin masa në rast se Mbretëria e Bashkuar do të dalë nga BE pa asnjë marrëveshje.

Britanikët e shqetësuar po blejnë pako ushqimore duke u përgatitur kështu për më të keqen e mundshme. E quajtur “Brexit Box”, pakoja kushton 380 dollarë dhe siguron ushqim për 30 ditë, sipas ideatorit të saj, biznesmenit James Blake, i cili thotë se tashmë ka shitur qindra prej tyre.

Në kohën kur ende nuk ka marrëveshje për mënyrën se si Britania do të tregtojë me BE-në sapo të largohet, shitësit dhe prodhuesit kanë paralajmëruar se Brexit pa marrëveshje mund të shkaktojë mungesa të ushqimeve dhe barnave. Kjo, për shkak të kaosit që pritet në porte, e që mund t’i paralizojnë linjat e furnizimit. /real-news.tv/

scroll to top