fbpx

Britanikët protestojnë kundër masave kufizuese, përplasen me policinë

Britanikët janë kundër vendosjes së karantinës dhe protestuan në sheshin Trafalgar të paktën 15 mijë qytetarë.

Të pranishmit në protestën që mban sloganin “Ne nuk e japim pëlqimin tonë”, hoqën maska ndërsa u mblodhën në shesh, pavarësisht thirrjeve të policisë për të respektuar masat anticovid.

Turmat mbanin në duar pankarta në të cilat shkruhej “a i thuhet kësaj liri?” dhe “jepuni fund këtyre rregullave të çmendura” ndërsa protestonin kundër kufizimeve të vendosura.

Nuk munguan as përplasje mes protestuesve dhe forcave policore ndërsa autoritet konfirmuan se disa efektivë kanë mbetur të lënduar.

Protestat vijnë në një kohë kur rreth 18 milion britanikë, çereku i popullsisë, do të jetojnë nën masa kufizuese duke nisur nga ora 18.00 e së dielës