Britanikët tallen me Vuçiç, i iku truri me flamurin shqiptar

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç për flamurin kuqezi në zyrën e Albin Kurtit, gjatë takimit që ai pati me ambasadorin britanik.

Në reagimin e saj, ambasada britanike thotë se puna e tyre e vetme është që të punojnë me udhëheqës politikë në Kosovë.

“Një foto e Ambasadorit në takim me një nga udhëheqësit politik në Kosovë ka marrë vëmendje në rajon. Është punë e ambasadës që të punojë me aktorë udhëheqës politik në Kosovë. Ne nuk kemi zgjedhur se si bashkëbiseduesi ynë, në kapacitetin e tij partiak, ka rregulluar dhomën”-shkruhet në reagimin e ambasadës.

Reagimet e Aleksander Vuçiç erdhën pas një takimi që ka pasur në Prishtinë, ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abott, me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Vuçiç ka pyetur ambasadorin Abott se në cilin shtet i ka fituar zgjedhjet Albin Kurti, dhe ka thënë se do të vazhdojë ta bëjë këtë pyetje derisa të marrë një përgjigje.