fbpx

Britanikja 27-vjeçare vdes nga kanceri i rrallë, disa javë pasi mjekët i thanë se është shëruar

Screenshot_9-4.png

Ashleigh Whitaker është britanikja, që ka vdekur nga një kancer i rrallë, vetëm disa javë pasi mjekët i thanë se është shërua.Sipas Daily Mail, 27-vjeçarja luftoi me kancerin për një vit, përpara se t’i jepej lajmi i bukur për shërimin e saj në dhjetor.Partneri i saj, Mitchell Antrobus, ka thënë se e partnerja e tij ishte e ngazëllyer për të ardhmen dhe madje kishte filluar të shikonte për fustanin e nusërisë.Sidoqoftë, gëzimi u kthye në makth më 30 janar kur ajo filloi të ndihej keq dhe u dërgua me urgjencë në spital më 2 shkurt për mjekim. Brenda disa orësh mjekët identifikuan që kanceri i saj ishte kthyer dhe vetëm një ditë pasi u shtrua në spital, vdiq.Stilistja nga Haslingdeni la pas partnerin Mitchell dhe djalin e tyre 10-vjeçar, Jordan.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303