Britney Spears reagon pas kërcënimeve për familjen

Kohët e fundit këngëtarja e famshme Britney Spears ka qenë në një gjendje të rënduar psikologjike.

Ajo ka rinisur terapinë kundër depresionit dhe personi i cili i është gjendur më pranë ka qenë i dashuri i saj.

Por pas shumë lajmeve dhe fotove që kanë qarkulluar kohët e fundit për gjendjen dhe situatën në të cilën ndodhet Britney, këngëtarja ka vendosur të flasë publikisht.

Nëpërmjet një videoje të postuar në llogarinë e saj në Instagram ajo kërkon pak qetësi dhe privatësi nga njerëzit në mënyrë që të zgjidhë problemet që ajo ka.

“Doja të thoja, se gjërat që po thuhen kanë dalë jashtë kontrollit! Uau!!! Ka thashetheme, kërcënime me vdekje për familjen time dhe ekipin tim, dhe  kaq shumë gjëra gjëra të çmendura janë thënë. Unë po përpiqem të marr pak pushim për veten, por gjithçka që po ndodh është vetëm duke e bërë më të vështirë për mua. Mos i besoni gjithçkaje që lexoni dhe dëgjoni. Këto emaile të rreme kudo u hartuan nga Sam Lutfi vite më parë … Nuk i shkruaja. Ai po pretendonte të ishte unë dhe të komunikonte  me ekipin tim me një adresë të rreme emaili. Situata ime është unike, por premtoj se po bëj atë që është më e mira në këtë moment. ??? Ju nuk mund ta dini këtë për mua, por jam e fortë dhe qëndroj për atë që dua! Dashuria dhe përkushtimi juaj është i mahnitshëm, por ajo që më duhet tani është pak privatësi për t’u marrë me të gjitha gjërat e vështira që jeta po më hedh. Nëse mund ta bëni këtë, do të isha përgjithmonë mirënjohëse. Ju dua”

Kështu është shprehur në një mënyrë mjaft të sinqertë Britney e cila po mundohet ta marrë në kontroll situatën në të cilën ndodhet.

Në Instagram pas publikimit të videos nuk kanë munguar komentet përkrahëse për të, jo vetëm nga fansat por edhe nga njerëz të njohur. /real-news.tv

Burimi: Instagram