Britney Spears shtrohet në psikiatri, reagon i dashuri i saj

Pak ditë më parë Britney Spears është shtruar në një qendër që trajton probleme të shëndetit mendor, pasi vuante prej pak kohësh nga shqetësime të rënda emocionale.

Këngëtarja 37-vjeçare ishte e shqetësuar për përkeqësimin e shëndetit të të atit Jamie Spears, i cili iu nënshtrua një operacioni të menjëhershëm në janar pasi pësoi një çarje në zorrën e trashë.

Një ditë pas lajmit të trishtë, i dashuri 25-vjeçar i këngëtares Sam Aaghari, ka reaguar përmes rrjeteve sociale, për t’i dhënë përkrahje të dashurës së tij.

“Nuk është dobësi, është shenjë e një personaliteti të fortë, njerëzit duhet të jenë inspiruar nga ky gjest i saji. Të paktën unë u inspirova”, ka thënë ai.

Britney ka vuajtur edhe më herët nga problemet e shëndetit mendor, ku kujtojmë  incidentin e 2007-s, kur ajo rroi kokën dhe kaloi kohë brenda një qendre rehabilitimi në Malibu.