fbpx

Brokolit nuk duhet t’i thoni kurrë ‘jo’, mësoni cilat janë arsyet

health-benefits-of-broccoli-1296x728-feature.jpg

Brokoli është një ushqimet më të rekomandueshme nga dietologët për shkak të vlerave të shumta që i dhuron organizmit të njeriut.

Është shumë e rëndësishme të mësohet se në kuzhinë, brokoli konsumohet i gjithi, pra konsumohen jo vetëm lulet, por edhe kërcejtë nënlulorë e gjethet e reja.

Kërcejtë dhe gjethet kanë rreth 30 % të betakarotenit, që përmbajnë lulet, por kanë dhe masën fibroze. Në 100 g frut të brokolit, spikat përmbajtja e lartë prej 114 mg vitaminë C, pra, tre herë më shumë se portokalli.

Sugjerojmë që në blerje, të sigurohemi për frute kompakte e me ngjyrë jeshile të theksuar, me majat lulore jo të lulëzuara – ky është edhe treguesi se produkti është i freskët për gatim.

Si të gjitha perimet, rekomandohet që edhe brokoli të mos lihet gjatë në kushtet e mjedisit.

Pas pastrimit e larjes, veç përdorimit në gjendje të freskët, kur e vëmë për zierje, duhet të zgjidhen forma zierjeje që t’i ruajnë karakteristikat ushqyese.

Zierja (në varësi të kohëzgjatjes) mund të çojë deri në humbjen e 70 % të substancave ushqyese. Veçoritë ushqyese ruhen mirë në mikrovalë ose në gatim me avull.

Ngrënia e brokolit është e parekomanduar për personat me probleme të fryrjes e meteorizmit (gazra të tepërta në bark), sepse përkeqëson të tilla çrregullime.

Brokoli përbën një burim të pasur me lëndë ushqyese dhe sidomos me vitamina C, A, B1 e B2. Janë evidentuar efekte të rëndësishme antikancerogjene, si në rastet e kancerit të zorrës së trashë, të mushkërive, gjirit; dhe e tëra kjo, i kushtohet përshpejtimit të eliminimit të ekstrogjenit.

Njihen po aq mirë vetitë e përgjithshme antivirale, parandaluese të ulçerës dhe rregulluese të nivelit të përmbajtjes së insulinës, por edhe glicemisë (apo sheqernave) në gjak.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303