fbpx

Buffon: Mund të luaj deri 50 vjeç!

buffon.jpg

Gianluigi Buffon deklaron se karriera e tij mund të mbyllet pas 6 muajsh, pas një viti, por edhe pas 10 vitesh.

Në një intervistë për “L’Equipe”, legjenda italiane e portës tha: “Në vitet e fundit kam mësuar që është gabim të vendosësh kufi. Kur isha 32 vjeç, mendoja se do ta lija kur të mbushja 35. Më pas, rrethanat më lejuan që të vazhdoja. Thashë ta lija në moshën 38-vjeçare, por pastaj mendova ta lë 40 vjeç. Por, ja që jam ende duke luajtur”.

“Nuk dua ta pyes veten se kur do të tërhiqem dhe as nuk dua ta di. Jam i sigurtë që emocionet që më ka falur futbolli nuk do i gjej në vend tjetër”, shtoi Buffon.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *