Bujar Nishani: Krimi dominon ekonominë, lokalet të detyruar ta marrin kafen nga bota e krimit

nishani-1024x594.jpg

Ish-presidenti Nishani në emisionin “Arena” nga Dritan Hila, është shprehur se krimi dominon jetën ekonomike në vend.

Ai tha se ka lokale që janë të detyruar që kafen ta blejnë nga një personazh i botës së krimit.

Bujar Nishani: Ata nuk kanë atë egërsinë që kanë pasur para të futen në burg. Por sot ata përsëri kanë një dominim mbi jetën e qytetarëve, sepse dominojnë jetën ekonomike. Qysh nga shitja e kafes. Lokalet janë të detyruar ta marrin kafen me shumicë nga një personazh i botës së krimit. Këta nuk e kanë atë dhunë mbi qytetarin me kallash në dorë që kishin dikur, por tani e kanë në një formë tjetër. 

scroll to top