Bujar Nishani plas bombën: Po tentohet asgjesimi i…

Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani ka folur sot me tone të ashpra lidhur me situatë politike në vend. Nishani është ndalur konkretisht te përplasja mes maxhoranës dhe presidentit Ilir Meta.

A thellohet kriza politike mes përplasjeve presidencë-qeveri?

Prej vitesh Shqiptarët e kanë parë se maxhoranca aktuale nuk ka asnjë lloj respekti për shtetin, nuk ka asnjë lloj respekti për institucionet. Madje kemi mberritur në një pikë ku nuk bëhët fjalë për tu shqetësuar për raportet ndër institucionale  apo respektin ndërmjet institucioneve. Por bëhet fjalë për një kulturë, për një mentalitet për një model i cili është i identifikuar që prej gjashtë vitesh të dhunës mbi institucionet, të dhunës mbi shtetin ligjor, të dhunës mbi të drejtën. Një mentalitet i cili ka rikthyer plotësisht atë të para ardhësve të qeverisjes së sotme. Pra mentalitetin monist. Cështja e luftës kundër institucionit të Presidentit të Republikës, është një histori e gjatë, e kësaj maxhorance që ditën që ka marrë në dorë frenat e pushtetit në vënd. Unë mendoj që sot është moment që përtej përplasjes dhe përballjeve të institucioneve. Është koha dhe moment kur Shqiptarët, shoqëria Shqiptare, qytetarët shqiptar, duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre më të mëdha dhe të kthehet në një lëvizje mbarë shoqërore dhe mbarë popullore. Sepse vetë dimensioni i krizës, dimensioni  i situatës dramatike që po përjeton vëndi është i tillë nga e cila do ta nxjerrin vetëm Shqiptarët me lëvizjen e tyre mbarë popullore.

I pyetur për zvarritjen e Gjykatës Kushtetuese Bujar Nishani deklaroi se po krijohet një strategji dhe  një platformë për ta asgjesuar totalisht pushtetin gjyqësor.

Për sa i përket daljes së opozitës nga parlameti, Nishani tha se opozita në parlament apo kur kishte disa Bashki nuk gëzonte ndonjë fuqi për shkak të dhunës dhe sulmeve nga qeveria.

Po ashtu ai hodhi akuza ndaj SPAK, ku e cilësoi indirekt Arben Krajën se ka qenë pjesë e mekanizmit të diktaturës si dhe përmendi anëtarë të cilët janë evidentuar në tentativë për të bërë pazare aktorë politik.

Beteja e opozitës qe ka humbur gjitha pushtetete dhe dialogu politik?

Opozita ka vetëm një pushtet, opozita ka pushtetin moral, ka pushtetin shpirtëror. Dhe pushteti moral i opozitës është bashkëpunimi i ngushtë me qytetarët shqiptarë. Është projektimi i të neserme ndryshe së bashku me qytetarët shqiptarë. Prandaj nuk besoj që opozita ka nevojë për ndonjë pushtet  formal, institucione formale sepse ato janë të gjitha institucione që edhe kur opozita ishte në parlament edhe kur opozita ishte  në drejtimin e disa  njësive të pushtetit local po thuajse ishin bërë të pa egzistueshme, ishin bërë të pa funksionueshme për shkak të sulmit të egër dhe izolimit që kishte bërë në mënyrë të jashtë ligjëshme, a ntikushtetuese maxhoranca duke përdorur forcen e  kartonave, duke përdorur forcen e dhunës së shtetit kundër cdo dimensioni të opozitës në institucione. Prandaj sot është më e rëndësishme se kurrë që ky pushtet i madh që ka opozita që është pushteti moral të bashkërëndohet me sfidat me kërkesat me vizionin e qytetarëve dhe të përkthehet në një aksion të madh qytetarë, për ta ndryshuar sa më parë të keqen që na ka pllakosur

Krijimi Gjykatës Kushtetuese

Po sot nuk bëhet, besoj që cdo qytetarë e ka kuptuar që nuk bëhët fjalë për zvarritjen e krijimit të gjykatës kushtetuese apo gjykatës së lartë. Bëhët fjalë për një strategji dhe për një platformë për ta asgjesuar totalisht pushtetin gjyqësorë. Sepse një qeveri ka vetëm një instrument për tu kontrolluar, përtej atij që ka opozita formale në parlament përmes fjalës. Por pushtetin real për ta kontrolluar një maxhorancë një qeveri është pushteteti gjyqësor. Dhe pushteti gjyqësor për kontrollin mbi egzekutivin dhe legjislativin përfaqësohet në gjykatën kushtetuese dhe në gjykatën e lartë të dyja këto instrumenta u  asgjesuan. Dhe kemi tre vite, ky është fenomeni I vetëm në botë, shembulli I vetëm në botë, rasti I vetëm në botë, dhe jo vetëm në Shqipërinë e këtij shekulli, apo edhe të shekullit kaluar po të doni, kur një qeveri dhe një maxhorancë nuk ka asnjë llojë kontrolli gjyqësor mbi veten e tij. Pra nuk bëhët fjalë për ta zvarritur, por qellimi I tyre ishte për ta asgjesuar dhe për tam b ajtur të asgjesuar dhe kjo është e qartë.

Vetëm qytetarët e kanë në dorë nuk mund të zgjidhet edhe me dialog politik mes palëve?

Absolutisht situata është futur në një krizë aq të thellë sa janë minuar të gjitha instrumentat për të cilën mund të ketë një dialog normal politik. Sepse parlamenti po thuajse nuk egziston, qënia e opozitës në parlament u bë e pa mundur, zgjedhjet u organizuan mono partiake, cdo hapësirë tjetër e opozitës është dhunuar. Kemi pasur për herë të parë në këto 30 vite, vetëm nën këtë regjim actual ku janë arrestuar deputetë të opozitës, ku janë arrestuar gazetarë. Nuk mund të themi që I gjithë rrugëtimi I këtyre 30 viteve ka qenë përfekt në demokracinë tonë. Por kurrë nuk ka pasur asnjë rastë kur janë arrestuar eksponent të opozitës për shkak të protestës së tyre, për shkak të opozitarizmit të tyre. Prandaj pa dyshim që ne duhet të rikthejmë dimensionin e dialogut politik në institucione, por duhet kthyer me mekanizma të garancive të funksionimit të këtyre institucioneve. Dhe në këtë krizë të madhe në këtë dhunë, e cila është kthyer në një dhunë regjimi aktualisht. Kërkohet që lëvizja qyetare është e vetmja mundësi e cila mund të frenoj shkarjen më keq të situatës dramatike  që po kalon vëndi dhe vendosjen e disa balancave e disa ekuilibrave brënda së cilës mund të rindërtohen pastaj mekanizmat e dialogut politik dhe të  institucioneve normale.

Krijimi SPAK a eshte shpresë për shqiptarët?

Një nga sfidat e sotme të shoqërisë shqiptare është cështja e besimit, cështja e shpresës tek cdo dimension i jetës. Pasi ajo që është më e keqja përtej problem ekonomike, përtej problemeve institucionale neve na është shkatërruar dimensioni kryesor I një shoqërie, besimi dhe shpresa për të pasur një jetë normale. Edhe në këtë aspect të shqoërisë tonë, dhe në këtë aspect të shtetit dhe të së drejtës, ndërtimi I instituciove të drejtësisë duhej bazuar tek fryma e shpresës dhe e besimit. Dhe natyrisht që ne do mundohemi maksimalisht për ta ndërtuar frymen e shpresës dhe besimit. Por hapat e parë dhe vecanarisht tek SPAK-u, nëse e keni ndjekur me vëmendje opozita ka qenë vazhdimisht mbështetëse, pikërisht për të krijuar një model besimi të qytetarëve tek drejtësia. Kjo ka qenë arsyeja që është mbështetur vazhdimisht nga PD dhe opozita, vecanarisht SPAK-u dhe BKH. Por hapat e parë të ndërtimit të këtyre instrumentave kun ë krye të këtyre instrumentave vendoset një njeri I cili ka qenë pjesë e mekanizmit, raprezal, dhunues të diktaturës, dhe së dyti kur njerëz brënda këtyre instrumentave evidentohen publikisht në tentative politike me aktor politik, kjo e ka tronditur shumë besimin për të pasur një trupë dhe një  mekanizem I cili do të veprojë me besueshmeri me pa anëshmëri dhe me profesionalizëm. Pra të gjitha aktet e kësaj maxhorance nuk kanë qenë në funksion të shëndoshjes të krijimit të një besimi, të krijimit të instrumentave professional dhe të besueshëm por të minimit të këtyre instrumentave. Dhe aktet e tyre për ti minuar këto instrumenta pa dyshim që e minojnë shumë edhe besimin e opinionit dhe në tërësi të shoqërisë.