fbpx

“Bukë e miell” vë në pranga 3 shqiptarë për kokainë

161741729-5293b229-0ef3-4e39-b161-92d2c7d26e30.jpg

Një operacion i koduar “Bukë e miell” ka vënë në pranga tri shqiptarë në Empoli të Italisë. Shqiptarët dhe një shtetas italian janë arrestuar nga policia e vendit fqinj me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike të tipit kokainë.

Liman Dana 54 vjeç, djali i tij Arjan Dana 29 vjeç dhe nipi Fabian Isamili 23 vjeç si dhe shtetasi italian Alfonso Di Villanova Baldeti 44 vjeç, pronar i një furre buke në komunën San Miniato në provincën e Empolit, kanë qenë 4 të arrestuari.

Hetimet e operacionit kanë nisur më vitin 2016 pas denoncimit të bërë në polici nga e dashura e italianit të arrestuar Maria Esposito 41 vjeç e cila pas një grindje me të dashurin rrëfeu aktivitetin kriminal si dhe bashkëpunëtorët e tij shqiptarë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *