fbpx

“Bularati”, Meta: Nuk ishte ngjarje e rastësishme

meta1-1.jpg

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka komentuar edhe vrasjen e ekstremistit grek Konstadino Kacifas nga RENEA, në Bularat të Gjirokastrës.
Sipas kreut të shtetit, ajo ngjarje nuk ishte e rastësishme.

“Ajo nuk është një ngjarje e rastësishme sepse viktima ka qenë i frymëzuar për të shprehur atë papërmbajtje tepër provokuese dhe për të krijuar një incident, pavarësisht cila do të ishte pasoja. Nuk po them se kishte në plan të vriste njerëz, por të demonstronte atë provokim. Ka një përpjekje të segmenteve të caktuara për të provokuar tensione”, deklaroi Meta.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *