Bulku flet në rolin e trajnerit për Andorrën

Ervin Bulku është njeriu që mori mbi super përgjegjësinë për të nxjerrë Kombëtaren Shqiptare nga momenti i vështirë që po kalon, pas humbjes me Turqinë dhe shkarkimit të trajnerit Panucci.

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Andorrën, Bulku theksoi rëndësinë e sfidës së nesërme dhe kërkoi nga skuadra që të japë maksimumin për të dalë me 3 pikë nga kjo transfertë.

“Unë jam pranë skuadrës dhe e njoh mirë grupin, ndaj edhe më takonte të marr një përgjegjësi të tillë, ndonëse jam një trajner i ri. Sfida me Andorrën është shumë e rëndësishme dhe ne duhet të fitojmë nesër, që të mund të mendojmë për objektivin tonë. Eliminatoret sapo kanë filluar dhe kemi humbur vetëm ndeshjen e parë, ndaj të përqendrohemi te sfida e nesërme”, tha Bulku.