Bullgari/ Asgjësohen mijëra pata pas shpërthimit të një virusi

patat.jpg

Në Bullgari është përhapur paniku për përhapjen e virusit të zogjve pas raportimit të rasteve në një fermë patash, në qytezën Rakovski në jug të shtetit.

Agjencia për Siguri Ushqimore në Bullgari ka raportuar për shpërndarjen e virusit të zogjve, H5N8, në fermë.

Kjo agjenci ka thënë se gati 6,000 pata do të asgjësohen, pas rasteve të para të raportuara nga virusi tejet patologjik.

Aktualisht është thënë të jetë krijuar një zonë mbrojtëse prej rreth 3 kilometrave. Autoritetet kanë ndaluar edhe lëvizjen e zogjve në zonën e mbrojtur, si dhe shitjen e vezëve nga zona e prekur prej virusit.

Në tetor të vitit 2018, autoritetet nga Agjencia për Siguri Ushqimore kanë asgjësuar më shumë se 100,000 pula dhe rreth 16,000 pata nga fshatrat jugore të Bullgarisë për të parandaluar shpërndarjen e një virusi, që ishte konfirmuar në teste laboratorike.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303