fbpx

Bullizimi i një vajze të vogël në emision, shpërthen Mentor Kikia ndaj Albi Nakos: Çfarë po bëni?

800-0-6167099a512fe.jpg

Bullizimi i një vajze të vogël në emision, shpërthen Mentor Kikia ndaj Albi Nakos: Çfarë po bëni? Po i vendosni vajzat 8 vjeçe të kërcejnë si striptiste në klubet e natësNjë video e një vajze të vogël, e cila është pjesë e emisionit “T’ka mami yll” është bërë virale. Konkurrentja e vogël, dëshironte të sfidonte në kategorinë e kërcimit dy nga konkurrentët e tjerë, por vetëm fakti që ishte pak e mbushur shkaktoi reagime fyese nga juria e programit, kryesisht Albi Nako dhe Erjona Rusi.Të cilën komentuan rreth ushqimit të vajzës dhe e pyetën nëse do të linte ushqimin për kërcimin.Një ndodhi e tillë është komentuar nga shumë personazhe dhe njerëz të cilët i ka prekur ky gjest dhe trajtimi i tillë i një fëmije, të cilën e kanë quajtur të bullizuar.Së fundmi në lidhje me këtë video ka reaguar i revoltuar edhe gazetari Mentor Kikika i cili shkruan se një sjellje e tillë ndaj një fëmije, është padyshim një mungesë takti.Sipas gazetarit vetë emisioni nuk duhet të ishte i tillë pasi sipas tij mediat të etur prodhojnë vetëm spektakle ku vajzat 8-vjeç vihen të kërcejnë si “striptiste në klubet e natës”.

Statusi i plotë:

Ti nuk je yll, ti je thjeshtë një fëmijë i mrekullueshëm

Kjo vajzë e vogël është gjendur para një jurie që e kanë “vënë në lojë” sepse ajo është pak e shëndoshë. Por ka guxuar të shkojë në një shoë kërcimi, sepse “mami do që ajo të jetë yll”.

………………………..

“Pse erdhe këtu zemër?– e pyet Albi Nako.

“Për të kërcyer!”- përgjigjet Liana.

“Je e sigurt,”– vijon Nako.

“Po,”- thotë e vogla.

“Çfarë të pëlqen më shumë të ushqehesh apo të kërcesh?”- shton Albi Nako.

Dialogu ka vazhduar e ka qenë vërtetë tallës me një fëmijë të shëndetshëm, që ka marrë kurajën të shkojë në një konkurs baleti.

………………………..

Vajza është ndjerë keq, e vënë si në akuzë se përse ha dhe është e shëndetshme.

Po mirë more Albi, po sikur edhe të hash edhe të kërcesh, nuk bën?

U ndala në këtë rast sepse edhe unë kam një vajzë të vogël, më të vogël se kjo. E shëndetshme edhe ajo. Edhe ajo shkon në një kurs baleti, dhe para se të shkojë në kurs e ka bërë zakon që do të blëje një kos frutash dhe ndonjëherë një çokollatë.

Advertisement

Por unë nuk e dërgoj atje që të bëhet yll. E dërgoj thjeshtë të argëtohet, të shijojë një gjë ndryshe.

Edhe shumë prindër të tjerë mendojnë se fëmijët e tyre nuk do të bëhen yje baleti. Por sërish i dërgojnë për kënaqësi.

Një sjellje e tillë me një fëmijë, është padyshim një mungesë skandaloze takti nga personi që e pyet.

Por, më shumë se kaq, faji është i një tendence po kaq skandaloze, për ti vënë fëmijët në sprovën e “yllit” në art.

Është e pafalshme që në këtë vend, fëmijët joshen të jenë talente vetëm në kërcim apo muzikë. Ata mësohen se në jetë mund të ecësh vetëm nëse di të këndosh e të kërcesh. Sepse në jetë “yll” quhesh vetëm nëse di të kërcesh e të këndosh.

Eshtë e paimagjinueshme që nuk ka asnjë program për fëmijë, që të stimulojë të mësurit. Nuk ka një konkurs për letërsinë, historinë, gjeografinë, diturinë e natyrës…. Të etur për shoë, mediat prodhojnë vetëm spektakle të tilla, ku vajzat që 8 vjeçe vihen të kërcejnë si striptiste në klubet e natës dhe prindërit që zënë radhën, qajnë sëbashku me fëmijët kur ata nuk fitojnë audicionet.

Jo!

Çfarë po bëni? Si mund ta bësh një fëmijë të ndjehet fajtor vetëm sepse është i shëndetshëm dhe nuk mund të jetë një “yll”, sipas standarit të Albi Nakos?

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303