fbpx

Bulqiza përfituese e projektit “Vëzhguesi Rural” të financuar nga BE

Bulqiza.jpg

Gjatë prezantimit të projektit në Bashkinë Bulqizë

N/Kryetari i Bashkisë Bulqizë Shpëtim Rama, bashkë edhe me Përgjegjësin për Ndihmën e Huaj, Edison Balla, pritën në një takim zyrtar përfaqësues të Projektit “Vëzhguesi Rural”.

Ky është një projekt i financuar direkt nga fonde të Bashkimit Europian, dhe do të zhvillohet në pesë bashki të Shqipërisë, përfshirë këtu Bashkinë Bulqizë, në të cilat ushtrohet aktivitet mineral nxjerrës dhe përpunues.

Pjesë e këtij projekti ishin ekspertë të avokatisë dhe gazetarë.

I pranishëm në takim ishte edhe Koordinatori i këtij projekti për Bashkinë Bulqizë, njëherësh Drejtori i SHERM, Albania Danjel Bica.

Gjatë fjalës së tij, N/kryetari i Bashkisë Rama e vuri theksin tek domosdoshmëria e rritjes së rentës minerare dhe po ashtu tek ndikimi i rritjes së investimeve sociale, që duhet të bëjnë koncensionarët që të shfrytëzojnë pasurinë minerare në Bulqizë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *