Burg për Kreun e KQZ? Maliqi-Ramës: Kam punë me ty

MALIQI-1.jpg

Ndërsa Kreu i Grupit Parlamentar të PS po mbante fjalën e tij gjatë seancës plenare lidhur me shfuqizimin e dekretit të Presidentit për zgjedhjet e 30 Qershorit, deputeti i pavarur, Lefter Maliqi replikoi me Ballën lidhur me argumentet që ai solli mbi kompetencat e KQZ mbi dekretin e Metës.

“Balla kërkon me këtë parodi të marrë edhe presidentin, se së shpejti do të rrëzoni edhe kryetarin e KQZ, mos do e fusni në burg atë, këto janë turpe, skandale. Unë po pres të vijë Rama dhe do kem punë dhe procedurë edhe me të”, tha Maliqi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303