fbpx

Burg për memet? Sqaron kryeministri Rama: Asnjë shans s’ka…

thumbs_b_c_e25977e30ae6acaa542ec7fefd8d6f8c.jpg

Pas qarkullimit në media se memet do të ndalohen me Kod Penal, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke e mohuar atë.

Sipas kryeministrit Rama, memet nuk mund të dënohen me Kod Penal dhe se kjo nuk ka asnjë shans të ndodhë.

“Shih shih qenkan revoltuar ca analistë se do u dënokan memet me Kod Penal, duke u nisur nga s’di ç’material jozyrtar! Po si mund të ndalohen memet me ligj na e thonë dot këta orakuj të kombit? Asnjë shans s’ka, ku ta gjenim që dhe këta të merreshin me meme që të vlenin për diçka”, shkruan Rama në Twitter.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303